Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka diskutuar rreth premtimeve para zgjedhore të Aleancës për Shqiptarët si dhe ata të cilët ai me mundin e tij si opozitë i kanë arritur.

Sela ka kritikuar Bashkimin Demokratik për Integrim duke i quajtur si ‘qingj i mirë që pin dy nëna’ duke iu referuar politikave pro VMRO-iste dhe LSDM-iste që i ka bërë BDI-ja gjatë këtyre viteve herë me njërën e herë me tjetrën duke qenë e përshtatshme për çdo partner,kjo sepse ata nuk kanë hyrë në koalicion me platformë dhe kërkesa por kanë bërë koalicione për interesa të ngushta grupore.

Ziadin Sela tha se pa 3 votat e Aleancës për Shqiptarët, nuk do të arrinin të vinin këto procese të rëndësishme për Maqedoninë siç është rënja e regjimit Gruevski-Ahmeti,pastaj ligji për gjuhët,ndryshimet kushtetuese dhe në fundë antarsimi në NATO.