I ftuar në emisionin Klan Debat në Tv Klan-Macedonia, Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, bashkë me gazetarin Selajdin Saliu kanë debatuar për aktuelitetet politike në vendë, ndryshimet kushtetuese, çështja e emrit të shtetit, çështjet shqiptare dhe antarsimi në NATO.

Sela ka deklaruar se kemi kaluar një periudhë shumë të rëndësishme dhe me shumë sfida.

Sela për herë të parë ka folur për propagandën e fëlliqur të BDI-së siç e ka quajtur vet Sela.

Sela ka thënë: “Un e kam paguar shtrenjtë shelljen e ligjit për gjuhët dhe paramendoni edhe në këtë rastë jan munduar të më diskretitojnë duke falksifikuar listingun e votimit për të thënë se un nuk paskam votuar për këtë të ligjë të cilin e kam paguar me gjakë. Por un në atë kohë kam zgjedhur të heshtë që mos të ju jap argument VMRO sepse ligji u soll me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropjan dhe kishim vërejtje për këtë, un e dij sakt se kush e bënë këtë propagandë dhe kur unë kam kërkuar sqarime nga shërbimet e parlamentet më janë përgjigjur se atë ka pasur defekt teknik sistemi i votimit”, tha mes tjerash Kreu i ASH-së Ziadin Sela