15.00- Seanca është shtyrë sërish, për më vonë. Kryeministri Zaev dhe Bilall Kasami i krahut të Lëvizjes Besa po zhvillojnë negociata dhe ende nuk ka marrëveshje. Në ora 15.45 do të mbajë konferencë për mediat, deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

12.30 – Seanca është shtyrë për në orën 15. Kryeministri Zaev dhe Bilall Kasami i krahut të Lëvizjes Besa po zhvillojnë negociata dhe ende nuk ka marrëveshje.

Ndryshimet kushtetuese në fazën e tretë dhe finale përsëri janë përpara debuptetëve në kuadër të seancës së 75-të, pasi që dje u shty për sot në orën 12:00. Kjo është përpjekja e tretë që të fillojë seanca në të cilën do të miratohen amendamentet kushtetuese, pasi që dy ditët e kaluara është prolonguar dhe anuluar, njofton Portalb.mk.

 

Loading...