Seanca e rastit “Monstra” u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun për shkak se u prezantuan bisedat e përgjuara, të cilat ndërlidhen me vrasjen e pesëfishtë te Liqeni Smilkoves më 12 prill të vitit 2012.

Alsat mëson së provat përmbajnë thirrjet telefonike të regjistruara më 25 prill 2012 ndërmjet familjarëve të të akuzuarve, por meqë dëshmitë janë të klasifikuara, nuk mund të publikohen. Nga pala mbrojtëse thonë së bisedat private të paraqitura si dëshmi nuk kane lidhje me rastin në fjalë, por sipas tyre, në procesin e mëparshëm këto përgjime ishin të selektuara.

Unë nuk besoj që kanë të bëjnë me bombat që i ka Prokuroria Speciale këto biseda që i dëgjuam deri tani, por është e qartë se këto prova ish prokuroria dhe ish trupi gjyqësor nuk na ka prezantuar edhe pse ishin si prova të propozuara te Këshilli gjyqësor.” – tha Naser Raufi, Avokat i të akuzuarve

Avokatja e palës së dëmtuar Dafinka Ivanovska tha se me kërkesë të PSP-së, sot u dëgjuan bisedat e një personi, i cili, sipas saj, është në interes të procesit gjyqësor.M

egjithatë, shumë çështje me interes nga seancat e mëparshme nuk u qartësuan, duke mbetur të pasqaruara për opinionin siç përflitet se trupat e pajetë a janë sjell nga ndonjë vend tjetër ose vendi i ngjarjes ku ka ndodhur krimi është Liqeni i Smilkovës. – theksoi Dafinka Ivanovska, Avokate e palës së dëmtuar

Trupi gjykues theksoi se edhe pas kërkesës së tretë të bërë në dhjetor për ekstradimin e të arratisurve Alil Demiri dhe Afrim Ismajloviq nga Ministria e drejtësisë nuk kanë marr përgjigje konkrete, përveç qëndrimit se kjo çështje është në proces me autoritetet kosovare të drejtësisë.

Në seancën e mëparshme të 20 Dhjetorit, para Gjykatës u deklaruan ekspertët e balistikes dhe mjekët e mjekësisë ligjore. Gjykatësit Stavrev dhe Shabani sot vendosen të përjashtojnë publikun, duke respektuar procedura ligjore të prezantimit të masat e veçanta të hetimit. Njëjtë do të veprojnë edhe në seancën e radhës së caktuar me 4 shkurt.