Maurizio Sarri beson se Bayern Munichu nuk është duke vepruar në mënyrë profesionale në përpjekjet e tij për ta blerë anësorin e talentuar Callum Hudson-Odoi nga Chelsea.

Kampioni gjerman ka shfaqur interesim shumë të madh për 18-vjeçarin gjatë këtij muaji, ndërsa fakti se i riu anglez ka refuzuar të nënshkruajë kontratë me të kaltrit e ka nxitur Bayernin edhe më shumë ta sigurojë transferimin e tij këtë muaj, transmeton Gazeta Express.

Thuhet se Bayerni i ka bërë tri oferta deri tani për Hudson-Odoi, i cili është duke kërkuar të largohet nga Londra në kërkim të një ekipi ku mund të luajë më shumë, pasi për të kaltrit është paraqitur vetëm një herë deri tani në Premierligë.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, konfirmoi se klubi dëshiron ta blejë Hudson-Odoin me patjetër.

Tani, trajneri i Chelseat Sarri ka reaguar duke thënë se deklaratat e Salihamidzicit e kanë kaluar kufirin.

“Mendoj se kjo nuk është profesionale, sepse po flasim për një lojtar që ka kontratë me Chelsean, pra ata nuk e respektuan Chelsean”, tha Sarri.

 

Loading...