Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Sot do të jetë dita kur ata do të fluturojnë me aeroplan për atje, Sami Lushtaku do të niset në ora 11:55 nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” për në Gjermani.

Burimet për Klan Kosovën thonë se Lushtaku do të jetë i shoqëruar nga djali i tij Mergim Lushtaku dhe Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka.

Lushtaku dy ditë do të qënrojë tek vëllau i tij në Shtutgartë e më pas do të shkojë në Hagë.

Lushtaku deklaratë para Gjykatës në Hagë do të jap ditën e mërkurë, ndërsa Rrustem Mustafa ditën e hënë do të jap deklaratën e tij.

Po ashtu edhe Mustafa do të ketë sot fluturimin i cili do të jetë në ora 14:35 për në Lublanë,njofton Klan Kosova.