Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se mbrëmë gjysmë ore pas mesnate një 17-vjeçar ka denoncuar se në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, në të ashtuquajturën “Lagjja e romëve”, është prishur rendi dhe qetësia publike, si pasojë e një zënke fizike, në të cilën kanë marrë pjesë disa persona.

Nga SPB Tetovë thonë se në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar pjesëtarët e policisë, të cilët kanë marrë masa adekuate për qetësimin e situatës dhe zbardhjen e kësaj rrahje.

“Në mënyrë që të qetësojnë situatën dhe si shenjë paralajmërimi janë shtënë disa plumba në ajër. Në vendin e ngjarjes janë privuar nga liria, R.K (42) dhe S.K (41) nga Tetova, derisa dy persona të mitur të moshës 17-vjeçare gjithashtu nga Tetova të përfshirë në këtë rast, pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, janë sjellur në stacionin policorë Tetovë”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në këtë rrahje.

Loading...