Pas shkrimeve të gazetave britanike se Unai Emery dëshiron ta largojë nga skuadra e Arsenalit Mesut Ozilin, mesfushori gjermane ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Daily Mail raportoi sot se Unai Emery është duke këmbëngulur në shitjen e Ozilit, në mënyrë t’i financojë blerjet e reja në janar, shkruan Gazeta Express.

Pas këtij lajmi, Ozil e ka postuar një fotografi të veten duke stërvitur në palestër, me mbishkrimin se çfarëdo që ndodh puna vazhdon.

“Pavarësisht çfarë ndodh, puna e zellshme vazhdon”, shkroi ai.

 

Ozil është lënë jashtë skuadrës së “Topçinjve” në disa ndeshje deri tani këtë sezon dhe shpesh ka qenë në stol, duke e humbur plotësisht besimin e Emery.

Kjo i k nxitur mediat të sugjerojnë se trajneri spanjoll dëshiron ta largojë nga klubi për të krijuar hapësirë dhe mjete për lojtarë të rinj.

Sipas Mail, drejtuesit e klubit e kanë kuptuar se trajneri e ka humbur besimin në turko-gjermanin dhe kanë vendosur ta shesin