Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë dhe Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezultat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurisë pran Kombeve të Bashkuara për ndërprerjen e vlefshmërisë në lidhje me Marrëveshjen e Përkohshme nga vitit 1995 dhe për vendosjen e një partneriteti strategjik në mes dy palëve (Marrëveshjes së Prespës) është në kompetencë të plotë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e mbështet vendimin që të dyja ligjet të publikohen në “Gazetën Zyrtare të RM-së” me nënshkrim të Kryetarit të Kuvendit, duke patur parasysh shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidentit Gjorge Ivanov.
Ivanov ishte i obliguar që të nënshkruaj dekretin për shpalljen e të dyja ligjeve dhe atëherë kur ai vendos që të shkel Kushtetutën, është e patjetërsueshme që të merren masa të cilat janë në pajtueshmëri me Kushtetutën me qëllim që të vazhdoj të funksionoj demokracia parlamentare.

Sipas nenit 51, paragrafi 2 nga Kushtetuta e RM-së, çdo kush është i obliguar që të respektojë Kushtetutën dhe Ligjet. Është gjithashtu edhe obligim i Presidentit të Shtetit. Neni 75, paragrafi 3 nga Kushtetuta e RM-së është e qartë, Presidenti i shtetit është i obliguar që të nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjeve të cilën i sjell Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në rast se ato miratohen për herë të dytë me shumicën e nevojshme nga Kuvendi.

Të dy ligjet, Ligji për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë dhe Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, janë miratuar për herë të dytë me shumicën e nevojshme në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë. Ligji për përdorimin e gjuhëve në muajin mars të vitit të kaluar, ndërsa Ligji për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës me 5 qershor.

Sipas dispozitave kushtetuese dhe për shkak të mos përmbushjes të obligimeve të Presidentit të shtetit, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e vetmja gjë që i mbetet është përmbushja e detyrës që rrjedh nga Neni 52 i Kushtetutës, sipas të cilit ligjet të cilët miratohen për herë të dytë me shumicën e kërkuar në Kuvend duhet të publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë,” 7 ditë pas miratimit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë vlerëson se ky veprim i Kryetarit të Kuvendit të RM-së, e ndaloi tendencën që një veprim ceremonial të Presidentit të shtetit të shndërrohet në një precedent e cila kërcënonte të bllokonte funksionimin e sistemit dhe atë të shkelje të Kushtetutës duke pasur parasysh faktin se në bazë të leximit të përbashkët të nenit 75 dhe nenit 52 nga Kushtetuta, Presidenti i shtetit është i obliguar që të nënshkruaj një dekret, kur Kuvendi për herë të dytë e miraton sjelljen e një ligji.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, rikujton se Presidenti i shtetit, nuk është organ ligjvënës, dhe ju bë thirrje shumë herë që të respektoj Kushtetutën dhe të veproj në përputhje me detyrimet ligjore, dhe kjo tregon se iniciativa e Kryetarit të Kuvendit të RM-së, i rikthen procedurat e parapara për këto raste në korniza që e përcakton Kushtetuta dhe ligjet.