PSG e ka deklasuar me rezultat 9-0 Guingamp. Tre gola i shënuan Cavani dhe Mbappe kurse Neymar realizoi dy gola. Me këtë fitore PSG arrin në kuotën e 53 pikëve në Ligue 1, 13 më shumë se vendi i dytë

Ishte një fitore rutinë, por shumë e thellë e PSG-së sonte kundër Guingamp të cilët i mposhtën me rezultat të thellë 9-0.

Goleada e PSG filloi me Neymar në minutën e 11, i cili mori një top nga bashkëvendasi i tij Dani Alves për ta kaluar në epërsi prej 1-0 skuadrën vendase.

Pas Neymar në listën e golashënuesve shtohet edhe Mbappe i cili shënon dy gola, një në minutën e 37 dhe një tjetër në të 45-ën.

Në pjesën e dytë PSG vazhdon serinë e golave.

Në minutën e 59-të dhe 66 Cavani shënon dy gola, kurse për 6-0 shënon Neymar në minutën e 68-të.

PSG nuk ndalet.

Cavani arrin het-trikun në minutën e 75-të, kurse pas ti është Mbappe që po ashtu shënon het-trik në minutën e 80-të.

Kurse fatin këtij takimi e vendos Muenier që shënon golin e nëntë dhe të fundit të këtij takimi në minutën e 83-të.

Me këtë fitore PSG mbërrin në kuotën e 53 pikëve në Ligue 1, 13 më shumë se Lille që janë në vendin e dytë më 40 pikë.