Takimi mes Ziadin Selës dhe Zoran Zaevit përfundoi me një marrëveshje  për ndryshime në Preambulë. ku sipas amendamentit të Aleancës për Shqiptarët, ndryshimi ndodhë në Nenin 2, Paragrafi 2 ku fjalët “qytetarë maqedonas apo maqedonas/qytetarë”, zëvendësohen me fjalët “qytetarët”, ku siç kanë sqaruar, ajo bëhet që të ketë trajtim të barabartë të deklarimit të shtetësisë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, shkruan TetovaSot.

Edhe pse ASH-ja nisi fushatën e saj “Don’t call me 20%, Im albanian” ajo sikur u harrua nga partia e Selës dhe si të arritur të madhe dje e morën ndryshimin në Preambullë.

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së, Arben Taravari, e ka pranuar nga Brukseli se më mirë do të ishte  që çështja e emrit të zgjidhet në Kushtetutë. por kanë lëshuar pe pas negoaciatave me Zaevin duke u pajtuar që të jetë vetëm ndryshimi në Preambullë dhe ligji i gjuhëve të bëhet më tutje.

Shumë mirë do të ishte që të zgjidhet në Kushtetutë, të futet në Kushtetutë gjuha shqipe dhe atëherë nuk do të ketë nevojë për ligjin për gjuhët dhe do të shfrytëzohej gjuha shqipe siç është shfrytëzuar në RSFJ. Praktikisht shqiptarët ato të drejta që i kanë pasur në Jugosllavi sërish do t’i kishin. Gjuha shqipe dhe turke ishin gjuhë zyrtare në Jugosllavi”, ka thënë nga Brukseli Arben Taravri për MIA-n.

Propozimi i Aleancës nuk u pranua, por, thotë Taravari “do të vendoset për një kohë më të mirë”.

Sa i përket tre kërkesave tjera të partisë së tij, ai mendon se ato janë shumë të pranueshme dhe nuk krijojnë kurrfarë probleme për popullatën etnike të Maqedonisë.

“Njëra kërkesë është që në Kushtetutë të shtohet Kosova si shtet fqinj i Maqedonisë përveç Serbisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë. E dyta është ndryshimi i pjesës ku nuk numërohen qytetarët të cilët e përbëjnë Maqedoninë dhe do të qëndrojë “qytetarët e Maqedonisë, populli i Maqedonisë dhe një pjesë e popullit shqiptar, një pjesë e popullit turk, një pjesë e popullit vllah etj”, siç sqaron kryeministri Zoran Zaev.

Sipas Taravarit, kjo jep barazi më të madhe mes qytetarëve me prejardhje të ndryshme etnike.

Në Preambulën praktikisht u racionalizua, të mos qëndrojnë dy herë dhe të mos ndjehet dikush si kategori e dytë e qytetarëve, tani janë qytetarë të barabartë, të caktuar sipas rendit, ashtu siç janë me përqindje”, thotë kryetari i komunës së Gostivarit.

Për në fund Aleanca për Shqiptarët ofroi dhe fitoi mundësi, që me kërkesë individuale që qëndrojë vetëm “qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore” pa fjalën paraprake “maqedonase”.

“Do të ketë ligj kushtetues, ashtu si për letër njoftim, disa kërkojnë në dy gjuhë, disa në një gjuhë, ashtu do të jetë edhe për shtetësi. Kur të kërkoni letër njoftim ose pasaportë, ose do të kërkoni normalisht siç qëndron: maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore, ose mund të kërkoni të qëndrojë vetëm qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore”, sqaron Taravari.

Aleanca për Shqiptarët do t’i përkrah amandamentet kushtetuese këtë javë dhe thotë se takimi me Zaevin ka kaluar në atmosferë konstruktive. Ai vlerëson se ka mjaftë deputetë që të kalojnë ndryshimet e nevojshme dhe të votohet Marrëveshja e Prespës nga ana e Maqedonisë.

Mbetet të kalojë Marrëveshja edhe në Greqi. Taravari ka shfaqur shpresë se nuk do të ketë befasi të këqija në Athinë, pasi, siç tha, duke marrë parasysh gjendjen në rajon, posaçërisht në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, “gjithçka është e mundur”.

Nëse nuk kalon në Greqi, gjithçka mbetet e paqartë, dëshiroj që sa më shpejtë të votohet në Greqi, nuk do të dëshiroja të hyjë në tregime të tilla konspirative, por duke marrë parasysh atë që po ndodh në rajon, gjithçka është e mundur,. Dhe nuk është vetëm rajoni, bëhet fjalë edhe për më gjerë”, tha Arben Taravari për MIA-n.

Ndryshe Zaev siç thuhet do ti pranojë edhe kërkesat e Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit.