Një protestë e dhunshme dhe e përgjakshme ka qenë ajo e mbajtur në Athinë të Greqisë. Policia e vendit fqinj ka thënë se 44 vetë janë plagosur, ndërsa 25 prej këtyre janë policë. Ky bilanc i frikshëm ka rrjedhur nga protesta e dhunshme e zhvilluar në sheshin “Sintagma” të kryeqytetit grek.

Gjithashtu, në komisariat janë shoqëruar 12 vetë. Mbi 60 mijë vetë, tha policia helene, ishin në shesh për të protestuar kundër marrëveshjes së emrit me Maqedoninë, të arritur në Prespë. Ndërsa zyrtarët grekë thonë se kanë qenë 60 vetë në shesh, nga ana tjetër organizatorët kanë thënë se e pakta 100 mijë persona ishin në “Sintagma” për të kundërshtuar marrëveshjen për çështjen e emrit të Maqedonisë. Kishte edhe grupe radikale, e se policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.