Prokuroria, thotë se Vojminovski ka patur një historik të sëmundjeve të rënda, dhe njëherë madje edhe pati rënë pa vetëdije në gjykatë, dhe kjo i ka shtyrë ata që të propozojnë arrestin shtëpiak. Për gjatë këtyre gjashtë muajve, prokuroria thotë se Nikolla Vojminovski nuk ka dhënë asnjë shenjë të tentativës për arrati. Megjithatë, prokuroria thekson se gjykata është përgjegjëse për sigurimin e të dënuarit në këtë fazë. Prokuroria Themelore “Pasi MPB-ja kishte verifikuar se i dënuari kishte ikur nga shtëpia e tij, e njoftoi prokurorin vetëm gojarisht. Pastaj prokurori e angazhoi MPB-n që ti dërgojë njoftim me shkrim gjykatës, pasi që në pajtueshmëri me Ligjin për procedurë penale, në këtë fazë, gjykata është përgjegjëse për sigurimin e të dënuarit. Në qoftë se MPB-ja siguron prova që do të zbardhnin rrethana të ndonjë vepre penale që përndiqet në bazë të detyrës zyrtare, atëherë prokuroria do të kyçet në përndjekje të personave që eventualisht i kanë ndihmuar të dënuarit që të arratiset” Prokuroria tha se për momentin vetëm Aco Toshta gjendet në burg shtëpiak, edhe përkundër faktit që tashmë ekziston një i arratisur nga shtëpia, pasi ai nuk duket të ketë rrezik nga arratia, dhe sikurse Vojminovski, edhe ai është i sëmurë dhe ishte alivanosur në gjykatë. /SHENJA/