Janë 82 prokurorë nga prokuroritë publike në të gjithë Maqedoninë që e padisin shtetin para gjykatave të vendit për mospagesën e shtesave në pagë prej 23.5 milion denarë, ose rreth 400 mijë euro, pa kamatë dhe shpenzime gjyqësore, raporton Makfaks.

Shuma së bashku me shpenzimet gjyqësore dhe me kamatën është thuajse e dyfishtë. Informacionin e konfirmuan nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas informacioneve kanë paditur prokurorë nga Shkupi, Gostivari, Velesi dhe nga qytete tjera të Maqedonisë. Prokurorët publik dhe gjykatësit nga viti 2015 duhet të marrin paga më të larta për punën jashtë orarit dhe për punën në festa prej 35% deri në 50%.