Me hapa të guximshëm dhe pa ndikime partiake, por edhe me përmirësim të ekipit ekonomik në Qeveri mund të realizohen paralajmërimet e kryeministrit Zaev për suksese të reja ekonomike në vend. Ekspertët shprehen se nëse Qeveria nuk fillon të punojë në ekonomi me guximin e njëjtë me të cilin zhvillonte politikat e jashtme, s’mund të pritet një e ardhme e ndritshme. Q suksesi të ndodhë, siç shprehen ata, nevojiten reforma për të cilat Qeveria tashmë nuk ka pretekste. Jo vetëm investimet e paralajmëruara kapitale, tatimet dhe pagën minimale, por se nevojiten projekte të reja dhe paga më të larta për të gjithë qytetarët.

Nëse ka guxim dhe thuhet se Maqedonia përmes vendimeve për shkak të gjendjes së dobët ekonomike të qytetarëve, punonjësve në Maqedonia do t’ua rris pagat për 5%, për 7%, në tre- katër vitet e ardhshëm, besoni se kjo do të sjellë leverdi serioze për mbarë ekonominë dhe do ta rrisë konsumin e përgjithshëm”- pohoi Goran Rafajllovski, ekspert.

Rafajllovski pohon se edhe nëse realizohen projektet e paralajmëruara në infrastrukturë, ato nuk mjaftojnë që t’i japin shtytje ekonomisë. Nevojiten investime të reja në ndërtimet e larta, edhe pse në treg ka mijëra banesa që nuk janë shitur ende.

Konsideroj që të gjitha ato banesa që nuk janë shitur, shteti duhet t’i blejë dhe t’ua japë të rinjve që të krijojnë familje dhe të qëndrojnë në Maqedoni, vetëm në këtë mënyrë mund t’i mbajmë këtu”- tha Goran Rafajllovski, ekspert.

Për thirrjen e kryeministrit deri tek ministrat, drejtorët, kryetarët e komunave që e tërë administrata të punojë në mënyrë më efikase, Rafajllovski vlerëson se është e domosdoshme që numri i të punësuarve në të të reduktohet e më pas të kërkohen rezultate. Qeverisë i propozon që t’u ofrojë 18 rroga atyre që duan të largohen dhe të ndërpritet punësimi me kontrata në kohë të caktuar. Me “shtrëngimin” e këtillë të administratës, për tre- katër vite do të ketë rezultate. Që të realizohen projeksionet qeveritare sipas Rafajllovskit duhet të ketë rishikim të buxhetit, edhe atë menjëherë në muajin shkurt, që do të thotë, rifillim të ekonomisë. Kryeministri Zaev një ditë pas votimit të ndryshimeve kushteve paralajmëroi angazhim të ri ekonomik dhe reformues, që pritet të rezultojë me rritje ekonomike prej 4%.