Policia ka njoftuar se  mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Aleksandar Iliq” në Dibër, gjatë kontrolleve tek një makinë “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, e drejtuar nga D.A (45) nga Tetova, kanë gjetur dy çanta me 20 kilogram marihuanë. D.A është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Dibër. “Në lidhje me këtë rast në kalimin kufitar ‘Bllacë’ është arrestuar K.H (41) nga Shqipëria, ndërsa në kalimin kufitar ‘Qafë Thanë’ janë arrestuar I.E (33) dhe C.G (31), të dy nga Shqipëria”.