Mauricio Pochettino ka theksuar rëndësinë e të mos ushtruarit presion mbi Christian Eriksen për të firmosur një kontratë të re me Tottenham, duke e krahasuar situatën me lëshimin e qenit të tij në park, për të vrapuar.

Mesfushori danez, i cili u transferua nga Ajax në Londër në vitin 2013, ka edhe 18 muaj në kontratë, por ende nuk ka gjetur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Spurs.

Kjo zvarritje e vendimit ka ndezur spekulimet se mesfushori po mendon për transferim te Barcelona, por trajneri Pochettino nuk është i shqetësuar.

“Ndoshta do firmosë javën e ardhshme apo pas 6 muajsh, ose klubi dhe ua kanë sfida dhe ëndrra të ndryshme”, tha trajneri i Spurs para sfidës kundër Manchester United, të dielën në Wembley.

“Eriksen është person shumë special. I duhet dhënë liri, ashtu si në fushë, nuk mund ta kufizosh. Është si qeni im, kur shkon në park, duhet lëshuar për të qenë i lirë, duke pasur besim tek ai”.

Loading...