Përfundoi protesta para Kuvendit pasi seanca për ndryshime kushtetuese që filloi vonë pasdite, pas ekspozesë së kryeministrit Zoran Zaev, ishte ricaktuar për nesër në orën 13. Pjesëmarrësit në protestë paralajmëruan se nesër në mesditë sërish do të mblidhen para godinës kuvendore që të dërgojnë porosi kundër ndryshimeve kushtetuese. Një pjesë e tyre protestuan në, siç theksuan, pranisë së madhe të policisë e cila e siguronte godinën kuvendore.

Në protestën para Kuvendit morën pjesë anëtarë të shoqatave civile Maqedonia bllokon” , “Vëllazëria krishtere”, partia “Maqedonia e Vetme” ” “Tvërdokorni”, ndërsa të cilëve më vonë iu bashkëngjiten edhe lideri i VMRI-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski dhe anëtarësia partiake.

Një pjesë e pjesëmarrësve në protestë janë drejtuar drejt rezidencës së presidentit Gjorge Ivanov t’i bëjnë thirrje që t’u bashkëngjitet. Mickoski tha se edhe ai do ta shfrytëzojë të drejtën demokratike qetë dhe me dinjitet të protestojë për gjithë këtë që po ndodh dhe do të ndodhë sot, por edhe ditëve në vijim në Kuvend. Me qëndrimin e këtillë, siç vlerësoi LSDM-ja opozitare Mickoski ka konfirmuar se qëndron pas protestave kundër NATO-s dhe kundër BE-së në të cilat bën thirrje për dhunë.