Kalimi në Paris Saint-Germain është dicka për të cilën Neymari është penduar rëndë. Braziliani i ka telefonuar Barcelonës pesë herë në përpjekje për t’u kthyer në “Camp Nou”.

Neymari dëshiron me patjetër të kthehet në Katalonjë dhe për këtë ka biseduar babai i tij me presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeun, duke iu lutur atij t’ia mundësojë të birit të tij arratisjen nga kryeqyteti francec, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Gazeta Express.

“Ai është i zhgënjyer dhe i penduar”, i ka thënë Neymar Sr. presidentit të Barcelonës për Neymarin, sipas El Mundos.

Sulmuesi brazilian beson se PSG-së i mungon projekti sportiv, prandaj nuk dëshiron të kalojë më kohë atje.

Neymari u largua nga Barcelona në verën e vitit 2017, duke thyer rekordin botëror mas marrëveshjes në vlerë 222 milionë euro.

 

Loading...