Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndalimit të dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë nga komuniteti serb, duke thënë se dënon në mënyrën më të fuqishme kërcënimet e autoriteteve të Beogradit për t’i bojkotuar institucionet e Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje edhe BE-së që të reagojë menjëherë. “Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe.

Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës. Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë”, ishte reagimi i tij në “Facebook”.

Sot janë ndaluar dy pjesëtarë të FSK-së, në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe. Të ndaluarit janë Alen dhe Anel Ujkanovic, pjestarë të komunitetit serb të FSK-së. Për këtë ndalim ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj./21Media