Porosi kundër Marrëveshjes së Prespës, në gjuhën greke dhe angleze, përmes dy panove të ngjitura në Akropol, dërguan anëtarët e Partisë Komuniste të Greqisë, njoftoi korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

“JO” për marrëveshjen Cipras – Zaev, për planet SHBA-NATO-BE, për irredentizmin dhe nacionalizimin. “PO” për miqësi – solidaritet dhe luftën e përbashkëta të popujve” shkruan në panon e ngjitur në Akropol nga anëtarët e Partisë komuniste dhe të rinjtë.

 

Ndërkohë, ato u bënë thirrje qetarëve të marrin pjesë në protestat anti-imperialiste në Athinë, Selanik dhe Larisë, të caktuara për sot pasdite.

Fotografitë i ka publikuar portali informativ “902” i cili konsiderohet si zëri i partisë.

Loading...