Lojtari më i ri Milanit, braziliani Lucas Paqueta, pritet të debutojë nesër me Milanin në kuadër të Kupës së Italisë me Sampdorian.

Talenti brazilian erdhi në këtë muaj në “San Siro” nga Flamengo për 35 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Gennaro e Gattuso e ka përdorur atë në mesfushë gjatë stërvitjet për ndeshjen e ardhshme.

Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm për nesër: Reina; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Castillejo, Higuain, Calhanoglu.

21-vjeçari ka bërë 65 paraqitje me Flamengon, ku ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar pesë herë në të gjitha garat.

 

Loading...