Badou Jack ka pësuar lëndime të tmerrshme në duelin për titullin e peshave të rënda në WBC kundër Marcus Browne.

Boksieri suedez përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme në raundin e shtatë, kur Browne lansoi disa goditje të fuqishme.

Pavarsisht gjakderdhjes së vazhdueshme, Jack ishte lejuar ta vazhdonte duelin, raporton Zëri.

Në fund, Jack e humbi duelin me vendimin e gjyqtarit para se të vazhdonte rrugën drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Gjyqtari, Tony Weeks kishte kërkuar një pushim menjëherë pas lëndimit të suedezit, për ta dhënë më pas sinjalin për vazhdim.

Ani pse ndihmësit e Jack kërkuan ta ndalnin, ky i fundit refuzoi.