Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot thirri takim koordinues me përfaqësuesit nga më shumë resore dhe institucione, me qëllim të koordimit, ndjekjes dhe njoftimit për rrjedhën e implementimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Implementimi i Ligjit të gjuhëve paraqet operacion kompleks dhe vëllimor, për suksesin e të cilit është i nevojshëm formim i grupit punues – trupit koordinues, detyra e të cilit do të jetë koordinim, monitorim dhe njoftim për rrjedhën e implementimit të Ligjit” deklaroi Osmani në takim, duke i theksuar afatet ligjore për harmonizimin e dispozitave të Ligjit, ku sërë institucionesh në një afat të përshtatshëm  duhet të njëjtat ti implementojnë, dhe të mundësojnë përdorim të përshtatshëm të gjuhës shqipe. Në koordinim u vendos të përgatitet plan konkret dhe i saktë i aktiviteteve, me afate të përshtatshme dhe kritere për realizimin, me të cilin do të mundësohet kontrolim më i lehtë dhe me i saktë në implementimin e Ligjit.

Krahas Osmanit, në koordinim morën pjesë Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, deputeti, Artan Grubi, Ministri i më parshëm i Drejtësisë Bilen Saliji, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve dhe ekspertë. Plani për implementimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pritet të shqyrtohet në seancën e parë qeveritare, ndërkaq Osmani tani më njoftoi për konferencë të donatorëve për këmbimin e mendimeve, përvojave dhe koordinim të mbështetjes për implementimin e ligjit.