Komunikacioni në Tetovë dhe rajon po zhvillohet në kushte të vështira. Tani për tani nuk ka vendbanime të bllokuara dhe të pa arritshme edhe pse bora që vazhdimisht po bie dhe temperaturat e ulëta mund të ndikojnë në ndryshim negativ në këtij drejtimi.

Sipas informacioneve nga udhëheqësi i zyrës së Rrugëve të Maqedonisë në Tetovë Dejan Jovanovski ekipet e tyre, makineria dhe mjetet tjera së bashku me makinerinë e angazhuar privat vazhdimisht janë në terren dhe i mbajnë të kalueshme rrugët në kompetencë të tyre – pjesën e autostradës Shkup – Tetovë – Gostivar që kalon nëpër Tetovë, rrugën Tetovë – qendra dimërore Kodra e Diellit dhe rruga rajonale Tetovë – vendkalimi kufitar Jazhincë.

Sipas informacioneve në terren edhe akset tjera rrugore në Tetovë drejtë Pirokut, Vollkovisë dhe Jegunocit  janë të kalueshme por në kushte dimri për ç’arsye rekomandohet kujdes gjatë vozitjes.

Nga Komuna e Tetovës informojnë se bora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë në zhvillimin normal të komunikacionit nëpër qytet dhe posaçërisht drejtë dhe nga fshatrat malore dhe se të gjitha rrugët për momentin janë të kalueshme dhe komunikacioni po realizohet në kushte dimri.