Ndoshta nuk e dinit më parë por vëllai i vogël i Kate Middleton, James, është shumë-seksi dhe këtë na e vërtetoi pasi bëri publik profilin e tij në Instagram.

Image

Pasi i hodhëm një sy të përgjithshëm, dolëm në konkluzionin se profili i tij është i mbushur me foto të lezetshme me qenushin, momente të kapura gjatë aventurave dhe shumë, po shumë imazhe ku tregon trupin.

Sytë me ngjyrë, flokët e shkatërruar dhe mjekra, me siguri janë vetëm disa nga detajet që do t’i marrin mendjen femrave.

Image

Ndryshe nga motrat e tij, ai duket se pëlqen aventurat dhe po e shijon jetën në maksimum, si dhe është shumë i dashuruar pas qenve.

Dhe nëse po pyesnit veten, na vjen keq t’ju themi, por James nuk është beqar.

Në fakt javën e kaluar ai u fotografua gjatë pushimeve me të dashurën e re, eksperten 29-vjeçare të financave, Alizee Thevenet.

Image

Loading...