Vendi më i shenjtë në Islam, Meka është ‘pushtuar’ nga një tufë e madhe karkalecash.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë insektet që mbuluan Xhaminë e Madhe të Mekës, e cila pret çdo vit miliona pelegrinë muslimanë.

Dr Jacky i cili është dhe eksperti i mbrotjes së mjedisit është shprehur se ky fenomen nuk është parë kurrë më parë, gjithashtu u shpreh se këto insekte njërëzit i kultivojnë vetë, pasi janë një ushqim i mirë për zogjtë e tyre.

Ndërsa qeveria saudite ka ngritur një grup pune që po zhvillojnë një operacion të madh për dezinfektimin e vendit të shenjtë dhe zhdukjen e insekteve.