Spekulimet që e lidhin kalimin e yllit të Paris Saint-Germain Neymar në futbollin spanjoll duke ju bashkuar Real Madridit, janë hedhur poshtë nga sulmuesi

Braziliani është lojtari më i shtrenjtë në histori kur ai la Barcelonën para dy viteve për të kaluar në kryeqytetin francez për 222 milionë euro.

Duke dhënë mendimin e tij për lidhjet me Los Blancos, ai po ashtu ka thënë se do të zgjedh fjalët me më kujdes pasi që ka njerëz të cilët shpërndajnë gënjeshtra.

“Ka gjithmonë spekulime për mua, për atë se a do të largohem nga klubi për t’ju bashkuar skuadrave të tjera”, tha ai për Canal+.

“Por, nuk ka asgjë konkrete. Kur ka diçka në këtë aspekt, nga të gjithë të tjerët unë do të flas i pari”.

“E di që shumë gjëra e rrethojnë emrin tim, si për mirë si për keq”.

Neymar ka folur edhe për disa lajme negative që kanë qarkulluar gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të RI.

“Kohëve të fundit kanë shkruar dhe kanë bërë një akuzë të madhe sepse kanë shkruar se unë kam përdorë drogë për natën e Vitit të Ri”.

“Jam sportist i madh dhe pak i çmendur por nuk jam kaq budalla”.

“Në të njëjtën kohë, jam shumë i lumtur nëse ju flisni për mua, kjo sepse kam shumë kualitete dhe cilësohem njëri prej më të mirëve”.

Ylli brazilian po ashtu dëshiron t’ia kthej kritikat atyre që e kritikojhnë për mbi-ekzagjerimet e tij kur faulohet por ka treguar se ai ka filluar të adaptohet dhe tani është mirë në Francë.

“Jam fauluar shumë shpesh në Botëror dhe nëse ju i shikoni ato veprime, shumicën e herëve ka pasur kontakte”, ka vazhduar ai.

“Nuk isha teatra dhe jam i vetmi që jam fauluar më së shumti. Mbrojtësit janë të ashpër me mua sepse nëse me lënë vetëm, atëherë unë do të shënoj për skuadrën time”.