Ky është momenti kur një tufë e balonave shumëngjyrësh shpërthejnë, duke shkaktuar kështu një zjarr të madh në një treg në Indi.

Ngjarja ka ndodhur në një treg në Rajkot, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, transmeton Telegrafi.

Një burrë që po mbante balonat shumëngjyrësh për një moment “u zhduk” nga shpërthimi i fuqishëm, ndërsa e gjitha ndodhi vetëm një ditë para festës së Krishtlindjes.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e shpërthimit të balonave, kurse në shikim të parë është shumë i frikshëm ky moment.

Në tetor, presidenti i Kongresit të Indisë, Rahul Gandhi po udhëtonte në Jabalpus në Madhya Pradesh kur një tufë balonësh shpërthyen.

Mediat lokale kishin raportuar se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm por për fat të mirë askush nuk ishte lënduar.  /Telegrafi/

Loading...