I ashtuquajturi Komiteti për Mbrojtjen e Maqedonisë ka paralajmëruar protesta në Athinë kundër miratimit të marrëveshjes për emrin. Në moton “Të parandalojmë tradhtinë”, protesta është planifikuar të mbahet më 20 janar në sheshin Sintagma të Athinës.

Komiteti, i përbërë nga katër organizata, dy prej të cilave janë nga grekët e Diasporës, në një deklaratë kanë theksuar se patriotët grekë “nuk devijojnë nga emri i shenjtë i Maqedonisë”.

Komiteti vlerëson se protesta është mjet demokratik për të parandaluar dërgimin e marrëveshjes për miratim në parlamentin grek. /SHENJA/

Loading...