Pas një periudhe shumë të vështirë negociatash për ndryshimet kushtetuese, sot përfundimisht mund të deklaroj se këtë proces e përmbyllëm ne sukses. Për her të parë një parti opozitare shqiptare arrinë një marrëveshje dinjitoze me qeverinë. Më lejoni që t`Ju falënderoj të gjithëve një nga një për përkrahjen e parezervë që na e dhatë në këto momente të rëndësishme për Lëvizjen BESA dhe shqiptarët në Maqedoni. Ju lutem që këtë mesazh falënderimi ta percillni deri te çdo anëtarë i Lëvizjes BESA, thekson Bilall Kasami.

“Përgëzime për ekipin negociator për angazhimin dhe përkushtimin e pashoq për marrëveshjen e arritur.
Në fund, një falenderim i madh për dy deputetët tanë që treguan se si mbrohet dinjiteti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë. Edhe përkundër një situate shumë të rëndë, me intervenime nga gjitha anët, qëndruan stoikë duke mbrojtur pa asnjë rezervë vendimin e partisë.

Me Ju jam i gatshëm të flijoj gjithçka për të vazhduar me dinjitet këtë rrugë të vështirë që jemi duke e bërë bashkë.

Na priftë e mbara!

Urime shqiptarë rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE -së!”, shkruan Bilall Kasami

 

Loading...