Duke treguar përralla për gjoja <<Shqipërinë e Madhe>>, serbët ëndërrojnë kuajt të gjelbërta të ekspansionizmit serbo-rus, të Serbisë së Madhe, madje Rusisë së Madhe; zgjedhje strategjike të gabueshme e anakronike antidemokratike e antiperëndimore për Serbinë.

 Mona Agrigoroaiei

Kryetari i të ashtuquajturit “Këshilli për Kosovë edhe Metohi” në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun përrallisi edhe një herë për gjoja “Shqipërinë e Madhe” me syzet e tij të kalit serbomadh. Ai <<…ka shfaqur frikën e kahershme të Serbisë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, shkruan “Bota sot”. Ai ka vlerësuar se krijimi i Shqipërisë së Madhe është proces i pakthyeshëm dhe se do të formohet ‘në këtë apo formën tjetër’. “Ky është vlerësimi real gjeopolitik dhe ky është edhe interesi i vendeve perëndimore. Është e qartë se ata nuk kundërshtojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe” ka thënë Drecun për Tv Pink duke shtuar se “nuk guxojmë të jemi kaq symbyllur dhe të mos vërejmë se në shekullin 21 do të kemi Shqipërinë e Madhe>> (http://www.drenicapost.com/video/shqiperia-e-madhe-tmerron-serbine)

Retorika e tij antishqiptare, proruse fsheh endërrën e Serbisë së Madhe që Serbia e ka pasur në të gjithë kohërat dhe e ka ende.

Shqiptarët nuk kanë sot opsionin e gjoja “Shqipërisë së Madhe”, për dallim nga serbët që kanë plane të pashlyera në kujtesë për Serbinë e Madhe, madje Rusi të Madhe; kjo është një zgjedhje strategjike të gabueshme e anakronike antidemokratike e antiperëndimore për Serbinë.

Termi “Shqipëria e Madhe” është term i kuzhinave propagandistike të Beogradit e Athinës për të fajësuar shqiptarët se kanë të njëjtat plane ekspansioniste se si e kanë serbët.

“Shqipëria e Madhe” nuk ekziston sot për shqiptarët, ndërsa çdo etiketim të idesë së ribashkimit kombëtar me termin “Shqipëri të Madhe” është po ashtu anakronik e antipërparimtar.

Ndërsa “Serbia e Madhe” është plan i përhershëm i Serbisë, që është zgjeruar si shushunjat në trevat shqiptare të Kosovës, duke pushtuar e djegur e shkatërruar mijëra fshatra, duke vrarë e masakruar mijëra njerëz.

Pastaj  Ndrecun guxon të na flet neve për civilizim në kohën kur dihet shumë mirë, sipas të dhënave historike, se ushtarët serbë “të civilizuar”, në luftërat ballkanike vrisnin nënat shqiptare duke u nxjerrë foshnjen me bajoneta?

Kjo retorikë e tij sulmuese është një balon sapuni për perëndimorët të mos pranojnë nismat rajonale Shqipëri – Kosovë e ata të etiketohen si “destabilizues” të Ballkanit.

Sepse për Ndrecun e dreqër të tjerë, vetëm Serbia e Rusia na qenkan “stabilizuese” e ndoshta ai dëshiron “paqen mijëvjeçare” në Ballkan nën udhëheqjen e Beogradit vrastar.

Ai kot flet, por ndoshta ka pranuar një fakt. Ky shekull në Ballkan është shekulli i kombit shqiptar e në fund Serbia nuk do të mund të ndalë kurrë ribashkimin kombëtar shqiptar, kurse Serbia do të del humbëse nëse vazhdon me plane e retorika agresive…

Loading...