Ndotja në nivel aq të lartë sa “dikush” rrëzon edhe aplikacionin për matjen e saj. Ndotja në Shkup shënon nivele rekord. Por të kërkosh në aplikacionin për ndotje të ajrit ai nuk punon. Alsat që i ndjek të dhënat, konfirmon se vetëm para 1 ore, shifrat ishin dramatike, mbi 360 PM10 në karposh 3 dhe Karposh 4 me rekord 573 PM10.

Problemi i ndotjes së ajrit në Maqedoni ende vazhdon. Gjatë orëve të mbrëmjes është vërejtur ndotja më e madhe ndërsa Shkupi sërish është në mesin e qyteteve më të ndotura në Maqedoni. Në Karposh është gati se dhjetëfish më i ndotur nga ajo që është e lejuar, përkatësisht 573 PM10.

Ndotja e ajrit e ngjashme është edhe nëpër qytetet e tjera ku ajri është dyfish apo trefish më shumë nga norma e lejuar, përkatësisht tejkalon pothuajse në çdo qytet 200 PM10. Shkupi sivjet ka qenë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë ndërsa opozita akuzon pushtetin aktual se nuk ndërmerr asgjë për përmirësimin e gjendjes së ajrit. Ja të dhënat e fundit të ndotjes së ajrit, të matura afërsisht para një ore, gjegjësisht në 21.00.