Futbollisti kolumbian është mjaft i kërkuar nga klubet evropiane, përfshirë këtu edhe Arsenalin e Liverpoolin

James Rodriguez është njëri prej futbollistëve më të kërkuar të momentit.

Mesfushori ofanziv kolumbian pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë janarit, pasi nuk po ka hapësira të mjaftueshme në “Allianz Arena”.

James është i huazuar në klubin nga Bunderliga për dy vjet nga Real Madridi dhe ky huazim përfundon gjatë verës.

Por, ylli kolumbian mund të ndërrojë mjedis qysh këtë muaj.

Ditë më parë flitej për një interesim të Arsenalit dhe Liverpoolit për shërbimet e tij, ndërsa mediat italiane shkruajnë sot se Rodriguezit tash ia ka vënë syrin Napoli.

James do të ribashkohej me trajnerin Carlo Ancelotti në Serie A pasi ishte pikërisht trajneri italian ai që e kishte transferuar në Madrid nga Monaco në vitin 2014.