Lucas Muriel ka folur për herë të parë pas transferimit te Fiorentina.

Sulmuesi nga Kolumbia, është larguar nga Sevilla për t’u rikthyer në Serie A.

Është skuadra e Fiorentinës që ka bindur 27 vjeçarin, i cili po ashtu kërkohej edhe nga Milan.

“Po, më ka kërkuar edhe Milan por unë kisha dhënë fjalën time”, ka deklaruar Muriel.

“Kam vazhduar të mendoj se Fiorentina është vendi i duhur për mua. Kam punuar shumë për të ardhur këtu dhe jam i lumtur për këtë”.

“Murieli më i mirë? Mendoj se e keni parë në Udine dhe Samp, kur luajta me djem si Di Natale dhe Quagliarella. Ata më kanë ndihmuar shumë”.

Loading...