E motra e Taulant Ballës, për të treguar që i vëllai ka qenë nxënës e student shembullor, dhe për të hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë, publikoi listat e notave të tij ndër vite.

Mirëpo, sipas certifikatës së gjimnazit, Balla ka mbaruar arsimin e mesëm gjatë viteve 1995-1996, ndërsa ka dhe një lapsus tjetër në këtë dokument. Viti i IV është shkruar viti i VI, ndërsa rezulton se Balla e ka nisur gjimnazin 18-vjeç.

Është studiuesi Taulant Muka, ai i cili ka pikasur këtë parregullsi në dokument. Reagimi i motrës së Taulant Ballës nuk përkonte me denoncimin e emisionit “Top Story” pasi fliste për deftesën e shkollës së mesme dhe jo për plagjaturën e doktoraturës.

Ndërkohë ky reagim i Alba Ballës është fshirë nga vetë ajo pas “shpërthimit” në rrjet kundër vëllait të saj deputet.