Telefoni i famshëm Motorolas – Razr, i vitit 2004, sivjet do të shndërrohet në një telefon të palosshëm, raporton The Wall Street Journal.

Modeli i vitit 2019 është si rezultat i një bashkëpunimi ekskluziv ndërmjet Lenovos – kompania amë e Motorolas – dhe Verizonit.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se do të krijohen vetëm 200 mijë njësi të modelit të ri Razr, derisa thuhet se ai do të kushtojë rreth 1,500 dollarë.

Ai pritet të lansohet në shkurt, derisa ende nuk janë konfirmuar detajet e tij.