Chelsea janë afër për ta shitur Alvaro Moratan në Atletico Madrid, kurse ata pritet që ta huazojnë Gonzalo Higuain nga Juventusi përmes Milanit

Higuain pritet që të largohet shumë shpejt nga Milan, ndërkohë që sonte ai ishte në bankë gjatë ndeshjes se SuperKupës që po luhet në Jeddah kundër Juves, e ku zyrtarisht i tha se ka pasur një “grip të lehtë”.

Megjithatë, me komentet e Gennaro Gattusos ditëve të fundit dhe raportet nga burime të ndryshme thonë se është evidente që Higuain po e shtynë veten drejt një bashkimi më ish trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri që drejton tani Chelsean.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Tuttomercatoëeb dhe disa të tjera, Morata është shumë afër arritjes së një marrëveshje me Atletico Madrid dhe pritet që të transferohet në këtë skuadër.

Dy klubet janë duke punuar në detalet e fundit të marrëveshje, por transferi duket i pashmangshëm.

Kjo mundëson një vend për Higuain në Stamford Bridge, por thuhet se Chelsea po refuzon që të paguajë klauzolën e plotë për argjentinasin.

Në vend të kësaj, ata janë duke kërkuar një marrëveshje huazimi ashtu sikurse e ka Milan, me opsion për ta blerë atë në fund të sezonit për 36 milionë euro.

Milan do të kursente nga shuma 18 milionë euro nga huazimi dhe paga e tij gjithashtu, e cila është rreth 7.5 milionë euro në vit.

Kuqezinjtë e shohin Krzysztof Piatek si zëvendësim të tij, po0r Genoa po kërkon s’paku 40 milionë euro për të dhe nuk kanë pranuar një huazim me opsion blerjen për këtë lojtar