Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata ka vendosur që të largohet nga ky klub por ti bashkohet Atletico Madridit

Ai e sheh klubi si një vend perfekt për të që të përfundojnë sezonin dhe pastaj të vazhdojë karrierën e tij.

Morata ka vuajtur që të jetë në formë në Chelsea dhe asnjëherë nuk ka arritur që të tregojë ato vlera që kishte treguar në Juventus dhe Real Madrid edhe pse ishte zëvendësues.

Pavarësisht se ka një numër të madh të klubeve të cilët janë të interesuara për nënshkrimin e spanjollit, e ardhmja e të cilit është në dyshim.

Morata e ka bërë të qartë që ai do ta ulë edhe pagën e tij–për momentin ata fitojnë nëntë milionë euro në vit në Chelsea-për të luajtur për skuadrën që e filloi karrierën si i ri.

Fakti që ai dëshiron të këtë një ulje kaq të madhe page mund të jetë çelësi që ai të largohet nga Anglia me një shifër minimale.

Atleti duhet të largojë një lojtar para se të jetë në gjendje për ta sjell Moratan në klub.

Pagat e momentit në Atletico janë të kufizuara një gjë që po i qëndron në rrugë presidentit Enrique Cerezom për ta finalizuar kalimin e Moratas, pasi që duhet ta largojë dikë.

Dy emra potencial që mund të largohet nga skuadra janë: Gelson Martins dhe Nikola Kalinic.

Në të njëjtën kohë, Morata e ka bërë të qartë që paga e tij nuk do të shërbej si një bllok për të kaluar në Atletic, edhe pse duket se ai do të pranojë zvogëlim të pagës.