Seanca e sotme e rastit Monstra do të zhvillohet me dyer të mbyllura për publikun për shkak se do prezantohen masat e posaçme hetuese dhe do të dëgjohen përgjimet telefonike që ndërlidhen me vrasjen e pesëfishtë te Liqeni Smilkoves të ndodhur më 12 prill të vitit 2012.

Në seancën e mëparshme te 20 Dhjetorit, para gjykatës u deklaruan ekspertet e balistikes dhe mjeket e mjekësisë ligjore. Kurse, seanca e radhës është caktuar me 4 shkurt.

Gjykatësi Ognen Stavrev theksoi se edhe pas kërkesës së tretë të bërë në dhjetor për ekstradimin e të arratisurve Alil Demiri dhe Afrim Ismajloviq nga Ministria e drejtësisë nuk ka marr përgjigje konkrete,, përveç qëndrimit se kjo çështje është në proces me autoritetet kosovare te drejtësisë.