Ylli i Real Madridit dhe fituesi i Topit të Artë, Luka Modric “e kishte marrë në konsideratë idenë” për t’ju bashkuar Interit, ka treguar sot anëtari i jurisë së MasterCherf, Joe Bastianich

Ka pasur shumë lajme muajve të fundit të cilat e kanë shkruar se Modric është gati për t’u larguar nga Bernabeu për një sfidë të re në San Siro.

“Verën e kaluar e takova në Sardinia dhe e këshillova që të shkonte në Inter”, ka thënë anëtari i jurisë së emisionit MasterChef në Itali dhe SHBA, Bastianich për Radio Deejay.

“Ai me ka treguar që është duke e konsideruar idenë për t’u larguar në Milan”.

Përderisa Real Madridi e bllokoi me sukses këtë transfer pas Botërorit, është e sigurt që Inter do të përpiqet që ta merr atë përsëri në fund të këtij sezoni.

Gazetat spanjolle dhe italiane shkruajnë që kroati ka refuzuar renovimin e kontratës së re