Pas njohjes me shkakun e epidemisë, autoritetet kazake kanë vendosur evakuimin e plotë të fshatit Kalachi.

Fshati Kalachi ose siç quhej ndryshe ‘I përgjumur’ prej tre vitesh fshihte një mister vdekjeprurës për banorët e fshatit.

Arsyeja e çuditshme, bënte banorët të flinin për 12 orë apo dhe 6 ditë dhe më pas të shihnin halucinacione dhe të zgjoheshin me simptoma në trup.

Situata problematike do të merrej vetë në mbikëqyrje nga zëvendëspresidenti i Kazakistanit, Berdybek Saparbayev dhe u konstatua se problemi ishte monoksidi i karbonit i cili vinte nga një minierë uraniumi e mbyllur prej kohësh, ngjitur me fshatin Kalachi.

Ndërsa shkencëtari rus Leonid Rikhvanov tha se ky problem ka ardhur nga mbyllja e minierave të Bashkimit Sovjetik.

Por menjëherë pas njohjes me shkakun e epidemisë, autoritetet kazake kanë vendosur evakuimin e plotë të fshatit Kalachi dhe fshatit fqinj Krasnogorsk.

Deri tani janë evakuar 68 familje nga 223 por deri në fund të vitit është projektuar braktisja e plotë e fshatit ‘’të pushtuar’’ nga uraniumi.