Ministri i Ekonomisë së Qeverisë së Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi, ka theksuar rëndësinë e hyrjes në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Z. Bekteshi, me këtë rast ka vënë në dukje se “përmes përkushtimit, përgjegjësisë në punë po kthejmë shtetin në rrugë të drejtë, në rrugën e bashkëpunimit, miqësisë, përparimit dhe në rrugën e euro integrimeve”.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi në rrjetin social:

“Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi dërgoi në Gazetën zyrtare Ligjin mbi përdorimin e gjuhëve . Me këtë ligj, gjuha shqipe do të përdoret në mënyrë të barabartë në të gjitha organet e administratës shtetërore, të kryesuar nga Parlamenti dhe Qeveria. Dhe përmes përkushtimit, përgjegjësisë në punë po kthejmë shtetin në rrugë të drejtë, në rrugën e bashkëpunimit, miqësisë, përparimit dhe në rrugën e euro integrimeve. #Maqedonia përfundimisht hapëron përpara!”