Mesfushori australian, Aaron Mooy ka një fanse – dhe ajo është Mia Khalifa, pasi që vetë ish-ylli i filmave pornografik e ka pranuar se ylli i Huddersfieldit është njëri prej futbollistëve të preferuar të saj.

Khalifa, e cila është fanse e West Hamit, ka zbuluar admirimin e saj për 28-vjeçarin, përkrah legjendave si David Beckham dhe Zinedine Zidane, raporton Zëri.

“Aaron Mooy është sikur Kawhi Leonard i futbollit. Mooy vepron si Leonard – ai është paksa i turpshëm në kamera”, tha Khalifa për Arsenal FAN TV, raporton Zëri.

“Nuk e di, ai më kujton Leonard. Ky i fundit është djalosh i mirë”.

Mooy është aktualisht i lënduar deri në fillim të muajit shkurt, dhe i ka munguar Australisë në ndeshjet e Kupës së Azisë.