Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur për herë të parë për letrën që gazetari i njohur Baton Haxhiu i kisht dërguar privatisht në lidhje me kandidatin për Ministër të Jashtëm Genti Cakaj, të cilin Kreu i Shtetit e refuzoi.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Meta u shpreh ironikisht se dikur e ka njohur një Baton, por që tashmë Kreut të Shtetit nuk i figuron më po i njëjti.

Më poshtë pjesa nga intervista:

Gazetari: Keni marrë një mesazh që më pas u bë publik nga gazetari Baton Haxhiu. Si jeni ndjerë pasi morët atë mesazh? Apo nuk e keni lexuar?

Presidenti Meta: Kam njohur dikur një person me këtë emër, por nuk figuron që ekziston më ai që kam njohur unë.

Gazetari: Si nuk të figuron më?

Presidenti Meta: Kam njohur dikur një Baton, por nuk më figuron më që ai person më siç e kam njohur unë.

Gazetari: Zoti President, kur mund të kemi një përgjigje për propozimin e Kryeministrit për t’u bërë vetë Ministër i Jashtëm?

Presidenti Meta: Më duhet pak kohë, por në çdo rast më pak se 7 ditë.

Gazetari: Faleminderit!

Presidenti Meta: Faleminderit edhe juve!/