Lionel Messi është duke menduar për futbollin edhe pas përfundimit të karrierës te Barcelona

Sipas gazetës katalunase, Sport, Lionel Messi pritet që të jetë aksionar në projektin e Gerard Piques për FC Andorran.

Partneriteti i tyre pritet që të lajmërohet së shpejti derisa klubi pritet që të strukturohet në detale.

Pique beson që prezenca e Messi i jep edhe më shumë legjitimitet projektit të tij, madje edhe nëse argjentinasi nuk është pjesë e përditshme e këtij biznesi.

Mbrojtësi e bleu këtë klub në dhjetor kurse FC Andorra luan për momentin në ligën kryesor të futbollit katalunas.