Problemet midis çifteve janë nga më të shumtat, por tradhëtia është problemi më i madh që çon në divorc. Një burrë ka zbuluar se tre fëmijët e tij, nuk ishin fëmijët e tij biologjikë.

Ngjarja është zbuluar rastësisht, pas një problemi shëndetësor që Richard Mason pati. Pas një vizite, doktori i ka thënë se ai është jopjellor. Pra, shanset kishin qenë zero që ai të bëntë një fëmijë.

Richard Mason paditi Kate, gruan e tij prej 20 vjetësh, kur një mjek i tha atij në 2016-ën se ai vuante nga ‘fibroza cistike’ dhe ishte i paaftë për të pasur fëmijë.
Biznesmeni 55-vjeçar, i cili bashkëthemeloi Moneysupermarket.com, u përpoq të merrte një shumë prej 4 milionë eurosh, si pjesë e zgjidhjes së divorcit të bërë në vitin 2008, ndërsa e akuzonte ish-gruan e tij për mashtrim të atësisë.

Zonja Mason ra dakort në fund të nëntorit për të zgjidhur çështjet me një pagesë prej 250,000 eurosh me kusht që babai biologjik të mbetet anonim. Roger Terrell, një avokat që përfaqëson z. Mason, tha se kjo ‘gjobë’ ishte pranuar nga dëshira për të mos zbuluar identitetin e të atit në gjykatë.

Për më shumë se 20 vjet, Richard Mason besonte se ai ishte babai biologjik i fëmijëve të tij.

Deklarata e avokatit: “Mendoj se fshehja e babit biologjik ishte arsyeja kryesore që u gjet një zgjidhje. Isha i tronditur dhe i habitur që ajo pranoi, mendova se do të kishim një betejë shumë të ashpër gjyqësore.

Ne ishim të sigurt se do të merrnim një urdhër të gjykatës, ku ish-gruaja, nëna e fëmijëve, do të duhej tëzbulonte babanë e vërtetë. Ajo nuk donte të nxirrte babain, kjo është arsyeja pse ajo pranoi një zgjidhje financiare”.

Zonja Mason pranoi se në fund të viteve 1990 ajo kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore, katërvjeçare me një burrë tjetër. Djali i saj i madh ka lindur në vitin 1995, ndërsa vëllezërit e tij, binjakët kanë lindur në vitin 1999.

Mësohet se burri me të cilin e tradhtoi bashkëshortin znj. Mason ishte një koleg në bankën “Barclays”, të cilin ajo e takoi në Londrër kur kishte takime pune.