Puthje e përqafime mes Medës dhe bashkëshortes së tij në mes të Tajlandës.

Këngëtari Meda e ka publikuar një Instastory nga pushimet e tij me bashkëshorten në Tajlandë.

”Me botën time”, ka shkruar Meda pranë postimit në të cilin shihet duke u puthur e përqafuar me Lulen.

Dyshja ka ca ditë që ndodhen në Tajlandë dhe atje janë takuar edhe me çiftin Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi po ashtu me këngëtaren Vjollca Haxhiu.