]

 Persona të panjohur me koktej molotovi mbrëmë e kanë sulmuar shtëpinë e deputetes të Syrizas, Teodora Xakri, derisa në të ka qenë familja e saj në qytetin grek Janica, njoftoi korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

Në një deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, Xakri thotë se bëhet fjalë për sulm për vrasje për të cilin përgjegjës janë “forcat politike antipatia e të cilëve e ndau vendin dhe u dha të drejtë dhe komfor çdo fashisti dhe vrasësi të dalë dhe të ndjehet i fuqishëm”.

Për sulmin përmes Tuiterit të tij zyrtar reagoi edhe kryeministri grek i cili ka shkruar se në fillim ishin porositë kërcënuese deri te deputetët, pastaj pllaktat, pastaj tentimi për të hyrë në Parlament, “që të arrijmë deri te djegia e shtëpive të deputetëve”.

Sulmin e dënoi edhe Demokracia e Re opozitare. .

Loading...