AI (inteligjenca artificiale) dhe 5G aktualisht janë trendet më të mëdha në botën e telefonave, dhe tani duan të bëjnë rrugën e tyre edhe në hapësirën e laptopëve.

Prodhuesi i procesorëve Intel njoftoi programin e quajtur “Projekti Athena” për të inkurajuar krijuesit e harduerëve në ndërtimin e laptopëve me aftësitë AI dhe 5G, duke filluar nga fundi i këtij viti.

Sipas kompanisë ky projekt është i dizajnuar për të mundësuar përvoja të reja si dhe për përfitimin nga teknologjitë e gjeneratës së ardhshme, duke përfshirë këtu 5G dhe inteligjencën artificiale.

Intel do të punojë me partnerë për të sofistikuar komponentët në laptopët e ardhshëm, si dhe të certifikojë pajisjet Athena.

Përveç AI dhe 5G,ky projekt do të përqendrohet po ashtu tek kohëzgjatja e baterisë dhe performancës më të mirë për pajisjet e ardhshme.

Kompania Intel synon kategorinë ultrabook, e cila përfshin laptopët e dizajnuar për transportueshmëri si dhe 2 laptopë të konvertueshëm me prekje në ekran. /A.A/

Loading...